24 persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën disa me djegie shumë të rënda nga shpërthimi i një cisterne karburanti në Haiti, sipas raportit të fundit të Mbrojtjes Civile në vendin e Karaibeve.
Shpërthimi ndodhi ndërsa një turmë u përpoq të mblidhte karburantin që rridhte nga rezervuari i një kamioni që ishte ndaluar për shkak të një aksidenti trafiku në rajonin Miragoan, 100 kilometra në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince.
“Identifikimi i viktimave është i vështirë pasi trupat janë djegur. Kishte shumë njerëz. Ata që ishin pranë kamionit u karbonizuan”, tha një dëshmitar okular.