Edhe pse jemi në mesin e shtatorit, Lumi i Shalës vijon të frekuentohet nga turistët e huaj. Por, rënia e menjëhershme e nivelit të lumit e ka vështirësuar aksesimin e kësaj pike turistike. Turistët e shumtë janë detyruar të bëjnë rreth 1 orë lëvizje në këmbë për të arritur në destinacionin e tyre.
Një nga operatorët turistik thotë se pronotimet vijojnë edhe gjatë shtatorit, ndërsa bën apel që të ndërhyhet për rritjen e nivelit që të mos ketë probleme në lëvizjen e turistëve. Lumi i Shalës vijon të tërheqë turistë të shumtë nga vende të ndryshme të botës, duke u kthyer në një nga pikat me të vizituara në Qarkun e Shkodrës.