Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Lushjne pasi kishin përshtatru lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit. Mësohet se në pranga kanë rënë 23-vjeçari me iniciale J.T pronari i lokalit dhe 21-vjeçari me iniciale K.A kamarier.
Gjithashtu në aparatet celular të dy të rinjëve shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”. Kishin përshtur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit, vihen në pranga pronari dhe kamarieri i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”, nga kontrollet e ushtruara në ambjente dhe lokale, kanë goditur një tjetër rast të përdorimit të drograve në lokale, si dhe përshtatjen e lokalit për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.
Për këtë rast u kapën në flagrancë shtetasit J. T., 23 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, (pronari dhe kamarieri i lokalit), të dy banues në Lushnjë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur lokalin në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, për përdorim të lëndës së dyshuar narkotike cannabis, si dhe për aktivitetin e lojrave të fatit. Në aparatet celular të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasit J. T., dhe K. A. Në cilësinë e provës materiale u sekuestua lënda narkotike, 1 grirëse, dhe 5 aparatë celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.