Një rast vjedhjeje në një banesë është zbardhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se sanitarja 33-vjeçare E.K e cila punonte në banesën e një 59-vjeçari, ka bashkëpunuar me dy persona (vëllezër) me qëllim vjedhjen e shtëpisë.
Mësohet se 33-vjeçarja i siguroi dy vëllezërve kopje çelësash të banesës, dhe i ka informuar për mos prezencën e familjarëve, ku këta të fundit hynë dhe vodhën bizhuteri dhe para. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.
Bëhet me dije së është arrestuar sanitarja E.K 33 vjeç, njëri nga bashkëpunëtorët F.H 42 vjeç, ndërkohë që vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër A.H 36 vjeç.