Presidenti Biden dënoi atë që e konsideron si “dhunë politike” pas atentatit të dytë ndaj ish-presidentit Donald Trump. Presidenti demokrat tha se ishte informuar për incidentin dhe hetimin federal për këtë çështje.
“Një i dyshuar është në paraburgim dhe unë përgëzoj punën e Shërbimit Sekret dhe partnerëve të tyre të zbatimit të ligjit për vigjilencën dhe përpjekjet e tyre për të mbajtur ish-presidentin dhe ata përreth tij të sigurt”, tha Biden në një deklaratë, duke shtuar se ai ishte “ i lehtësuar” që kandidati republikan presidencial ishte “i padëmtuar”.
“Ekziston një hetim aktiv për këtë incident pasi forcat e zbatimit të ligjit po mbledhin më shumë detaje rreth asaj që ndodhi”, tha Biden.
Në vijim ai shprehet se “siç e kam thënë shumë herë, nuk ka vend për dhunë politike apo për ndonjë dhunë tjetër në vendin tonë, dhe kam udhëzuar ekipin tim që të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të siguruar ish-Presidentin”.