00:38 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sulmi ndaj meje për shkak të Harris dhe Biden”, Trump akuzon rivalët! Autori qëndroi 12 orë në fushë, por nuk qëlloi!

20:57 | 16/09/2024
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sulmi ndaj meje për shkak të Harris dhe Biden”, Trump akuzon rivalët! Autori qëndroi 12 orë në fushë, por nuk qëlloi!

Kur kanë kaluar orë nga atentati i dytë i dyshuar i dështuar ndaj ish-presidentit Donald Trump, aktualisht kandidat republikan për zgjedhjet e 5 Nëntorit në SHBA, detaje të reja mësohen nga ngjarja dhe nuk mungojnë reagimet.

Vetë Donald Trump raportohet se sulmoi Kamala Harris dhe Joe Biden, duke akuzuar retorikën e tyre si përgjegjëse për tentativën për vrasje.

Në një intervistë për “Fox News”, manjati tha se sulmuesi “veproi në valën e gjuhës shumë nxitëse nga demokratët”.

Por i dyshuari Ryan Routh, njeriu i akuzuar se tentoi të vriste Donald Trump dje (15 Shtator), nuk qëlloi asnjë plumb në drejtim të ish-presidentit. Sherifi i Palm Beach, Ric Bradshaë e tha këtë në një intervistë me Fox.

Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Joe Biden.

“Shërbimi Sekret ka nevojë për më shumë ndihmë”, tha ai, raporton “La Repubblica”.

Hetimi për tentativën e dyshuar të vrasjes së Donald Trump vazhdon pa pushim dhe është fokusuar tek sulmuesi i mundshëm dhe se si ai e dinte se ku ishte ish-presidenti. Orari ditor i Trump nuk ka qenë publik që kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe ish-presidenti vetëm herë pas here ka gazetarë në ndjekje.

Frika, sipas disa burimeve të raportuara nga mediat, është ajo e një ‘nishani (spiuni) brenda ekipit të Trump’. Megjithatë, supozimi më i mirë është se Ryan Routh pati ‘fatin’ që ishte në vendin e duhur.

Një çështje tjetër është ajo e sigurisë së ish-presidentit, i cili duke mos qenë më në Shtëpinë e Bardhë, nuk mbrohet më si dikur. E ndërlikon punën e agjentëve shoqërues pasioni i ish-presidentit për ngjarjet në natyrë dhe golfin, gjë që e bën mbrojtjen e tij më komplekse.

Routh mund të paraqitet në gjykatë në orët e ardhshme. Autoritetet ende nuk kanë ngritur akuza kundër tij.

Hetimet tregojnë se sulmuesi i Donald Trump, Ryan Routh, qarkulloi në zonën pranë klubit të golfit të ish-presidentit për 12 orë përpara se të përballej me një agjent të Shërbimit Sekret. Mediat amerikane e raportuan këtë, duke cituar dokumentet e depozituara nga autoritetet në gjykatë.

Prokuroria e SHBA: E vështirë të provohet se Routh synonte Trump

Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, mund të mos akuzohet për përpjekje për të vrarë Donald Trump, ose të paktën mund të jetë e vështirë për gjykatën federale të provojë se ish-presidenti ishte objektivi.

Kjo sepse distanca ku ndodhej Routh, në kufi me klubin e golfit West Palm Beach, midis treqind e 450 metra nga Trump, mund të konsiderohet shumë e lartë për të konfirmuar hipotezën e atentatit. Kështu deklaroi Dave Aronberg, avokati shtetëror i Palm Beach, Florida.

Në një intervistë për MSNBC, prokurori pranoi vështirësinë për të paditur të dyshuarin për një krim të lidhur me Trump, ndërsa do të ishte më e lehtë ta akuzonin atë se kishte synuar agjentin e Shërbimit Sekret, i cili e pa dhe e qëlloi kur pa pushkën të drejtuar tek ai.

Pas

Nis nga 1 tetori, sa lekë do të marrin pensionistët? Rritja mesatare do të jetë me…

Para

E zhdukur prej 11 shtatorit, gjendet shëndoshë e mirë 23-vjeçarja shqiptare

Para
E zhdukur prej 11 shtatorit, gjendet shëndoshë e mirë 23-vjeçarja shqiptare

E zhdukur prej 11 shtatorit, gjendet shëndoshë e mirë 23-vjeçarja shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.