03:04 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku në Konferencën e Kryetarëve për çështjen Xhaçka: Nuk duhet cenuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese

11:13 | 17/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku në Konferencën e Kryetarëve për çështjen Xhaçka: Nuk duhet cenuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputetja demokrate Jorida Tabaku, në lidhje me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, është shprehur se me moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, po vendoset një precedent i rrezikshëm.

Ajo u shpreh se çështjet e tilla duhet t’i lihen drejtësisë dhe se ndërhyrjet politike minojnë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

“Ne kemi çuar në Venecia reformën në drejtësi; ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje atje. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike. Po të isha në veten time, s’do kisha dashur hiç mburojë politike; le ta vendosë Gjykata Kushtetuese,” shtoi ajo.

Në përfundim, Tabaku theksoi se diskutimi nuk është personal, por parimor, dhe bëri thirrje për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe të zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese,” përfundoi Tabaku.

Fjala e plotë:

Të nderuar kolegë, znj. Xhaçka është një nga koleget tona. Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka. Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm. Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle.

Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike.

Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK.

Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cenuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: jorida tabakuOlta xhacka
Pas

Në SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësime. Votimi elektronik, i pamundur në 6 qarqe

Para

Dekonspirimi i operacionit për Çopjat, SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit

Para
Dekonspirimi i operacionit për Çopjat, SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit

Dekonspirimi i operacionit për Çopjat, SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.