Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen. Me ikjen e Toskës, gjykata mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë.
Kjo situatë pritet të komplikojë vendimmarrjet pasi në rast të një vendimmarrje me 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim.
Ende nuk bëhen të ditura motive e dorëheqjes së Toskës.