Më 21 shtator, në ditën ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, do të ketë një organizim masiv për të pastruar plazhet në zona të mbrojtura, në Velipojë, Kune, Hamallaj, Divjakë dhe Nartë.
Nisma vjen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, me pjesëmarrjen e bashkive bregdetare, shkollave, qytetarëve e grupeve vullnetare.
Për kryeministrin Edi Rama, ky aksion është “kurorëzim i një pune këmbëngulëse të bërë gjatë gjithë sezonit veror për plazhe të pastra, detyrim i secilit prej nesh ndaj mjedisit”