Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare dhe me të kaluar kriminale, është arrestuar në Milano pas një operacioni ditën e djeshme (19 Shttaor).
Ngjarja kishte ndodhur një ditë para prangosjes dhe zbuloi një rrjet trafikimi të drogave të forta, teksa kontrollet policore u shtrinë në disa qytete. Policia tha se sekuestroi kokainë dhe një sasi të konsiderueshme parash cash, duke zbuluar trafik të mirëorganizuar në zonat e Brerës.
Gjatë një prej patrullimeve, oficerët vunë re një burrë të dyshimtë duke lëvizur në “Viale Tunizi”. 51-vjeçari shfaqi sjellje si një tregtar i mundshëm droge, duke shikuar përreth për të parë nëse po ndiqej. Kjo tërhoqi vëmendjen e oficerëve, të cilët vendosën të monitoronin veprimet e tij, kurse emri i shqiptarit nuk u publikua.
Më tej i dyshuari takoi një 44-vjeçar me origjinë amerikane dhe shkëmbeu një pako me të. Në këtë moment u krye ndërhyrja dhe në flagrancë u kapën 4 doza kokainë. Por nuk mbaroi këtu.
Kontrolli i mëtejshëm zbuloi edhe 24 doza të tjera të fshehura në të brendshme dhe 6 pako me drogë sintetike “2-CB”. Gjithashtu u sekuestruan 315 euro cash, dy celularë në xhep, si dhe një zarf me 7350 euro para të gatshme. Policia dyshon se ai nuk është shpërndarës i thjeshtë, por një menaxher grupi. Kontrolli u shtri në banesë, në lagjen Barona.
Në kuzhinë u gjetën 20 pako të tjera “2-CB”, materiale paketimi droge dhe mbi të gjitha një shumë e madhe parash të fshehura brenda lavatriçes: 10 mijë euro cash. Hetuesit shpresojnë se nëpërmjet 51-vjeçarit do arrijnë tek kokat e grupit të narkotrafikut në Milano dhe më gjerë.