Një aksident automobilistik ndodhi sot në Qafë Murriz, kur një automjet me drejtuese shtetasen H. H. u përplas me një tjetër automjet të drejtuar nga shtetasi G. Sh.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit dhe një pasagjere, shtetasja A. Xh., pësuan lëndime, por aktualisht
Sipas informacioneve paraprake nga policia, grupi hetimor është mobilizuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.09.2024, në Qafë Murriz, mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.