Momente paniku janë regjistruar nga pasagjerët e linjave britanike easyJet që dilnin sot nga avioni me rrëshqitëset e ajrit pas një shpërthimi në bord. Një çantë me disa cigare elektrike mori flakë në fluturimin me destinacion Londrën çka shkaktoi evakuimin e emergjencës në aeroportin e Greqisë.
Të gjithë 236 pasagjerët në aeroportin Heraklion të Kretës dolën nga avioni me rrëshqitëset e emergjencës, siç tregohet në regjistrimin të bërë nga një prej tyre. Në pamje shihet një burrë pa flokë që zbret me rrëshkitësen e ajrit, teksa punonjës të aeroportit e presin në fund të saj.