Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i ka dorëzuar stafetën e drejtimit politik të PS Shkodër Benet Becit. Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh besimplotë se nën drejtimin e Benet Becit, Partia Socialiste do të marrë rezultatin më të mirë që ka arritur ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë, kreu i Bashkisë Shkodër, tashmë edhe në rolin e drejtuesit politik, theksoi se Shkodra ka hyrë në një proçes transformues. Sipas tij, falë investimeve që po vihen në zbatim, puna politike bëhet më e lehtë.
Nën drejtimin e Spiropalit, PS mori për herë të parë drejtimin e Bashkisë Shkodër, ndërkohë tashmë vetë kryebashkiaku Beci do të kërkojë të arrijë një rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare të 2025.