Nga 1 tetori 2024, pensionet do të indeksohen me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës për pensionistët.
Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 pensionistë. Këta të fundit në një prononcim për Fax News shprehen se indeksimi i pensioneve në masën 4 1% është tallje pasi meritojnë më shumë.
Me kete indeksim, pensionet urbane te pleqerise rriten me afro 752 leke, nese marrim si reference vleren mesatare te kesaj kategorie qe ne fund te 2023-shit ishte 18.341 leke. Ndersa per pensionet rurale, shtesa eshte 453 leke, pasi pensioni mesatar rural eshte 11,051 leke.