Hezbollahu ka thënë se ka goditur komplekset industriale që i përkasin kompanisë izraelite të mbrojtjes Rafael, afër Haifës, në Izraelin verior. Sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në një deklaratë, Hezbollahu thotë se sulmi ishte pjesë e një “përgjigjeje fillestare” ndaj sulmeve me bipera dhe radiolidhëse bombë, që shpërthyen duke lënë shumë se 3000 të plagosur dhe 42 të vdekur në të gjithë Libanin të martën dhe të mërkurën. Besohet gjerësisht se Izraeli qëndron pas sulmeve, megjithëse nuk e ka marrë publikisht përgjegjësinë.
Luftimet në Libanin jugor dhe në veri të Izraelit arritën më intensivisht brenda natës, me Izraelin që nisi sulme ajrore me rreze të gjerë, për të cilat tha se synonin raketat e Hezbollahut në të gjithë jugun e Libanit.
Videot e shpërthimeve që rezultuan me valë tronditëse të dukshme që u filmuan nga larg, qarkulluan gjerësisht në mediat sociale libaneze. Të paktën një u vra dhe një tjetër u plagos nga sulmet, tha ministria libaneze e shëndetësisë.
Nga ana tjetër, Hezbollahu qëlloi një breshëri raketash në veri të Izraelit gjatë natës, duke synuar bazën ajrore Ramat David në juglindje të Haifës në orët e para të mëngjesit të së dielës – më e largëta që grupi ka goditur që nga fillimi i luftimeve në tetor.
Luftimet vijnë disa ditë pasi ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant tha se Izraeli po i afrohej një “faze të re” në luftën me Hezbollahun.
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tha në një fjalim të enjten se sulmet e intensifikuara izraelite nuk do ta ndalonin grupin nga vazhdimi i sulmeve ndaj Izraelit, derisa të arrihet një armëpushim në Gaza.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka folur për mediat në Nju Jork përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai tha se Izraeli “ka krijuar një ferr të vërtetë në Gaza” dhe se “krimet e regjimit sionist në Liban, edhe pse po kryhen nga frustrimi, nuk do të mbeten pa përgjigje”.
“Pengesa kryesore në arritjen e armëpushimit dhe ndalimin e kësaj lufte ka qenë me të vërtetë mbështetja e ofruar nga SHBA dhe vendet perëndimore”, tha Araghchi, teksa fajësoi mbështetjen perëndimore që Izraeli të mund të vazhdojë veprimet e tij shkatërruese ushtarake.
Al Jazeera ka cituar mbrojtjen civile të Gazës të ketë thënë se shtatë persona janë vrarë nga bombardimet izraelite të shkollës Kafr Qasim në kampin e refugjatëve al-Shati në qytetin perëndimor të Gazës, i cili ka strehuar qindra njerëz të zhvendosur.
Kjo pason raportet për një sulm të djeshëm në shkollën al-Falah në lagjen al-Zeitoun të qytetit të Gazës, në të cilin 21 persona, përfshirë 13 fëmijë, u vranë, sipas Wafa, agjencia palestineze e lajmeve.