06:34 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trajnimi nga ICITAP, ministri Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcuar më tej hetimet proaktive në luftë kundër korrupsionit në Polici

14:58 | 23/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Media, një e mirë publike’’, Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha: Do të promovojmë gra dhe vajza në role drejtuese

Me mbështetjen e ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistence Program) nisi trajnimi i Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe të Policisë së Shtetit. Objekti i këtij trajnimi është hetimi i krimeve, sipas një moduli të standardizuar bashkëkohor dhe i miratuar tashmë nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në fjalën e tij përshëndetëse në fillim të këtij trajnimi, theksoi mbështetjen e plotë për AMP-në dhe çdo institucion tjetër të varësisë, që do t’i nënshtrohen një procesi efektiv reformimi.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë mbështetjen time më të fortë, duke rritur dhe forcuar më tej hetimet proaktive në luftë kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit”, tha ministri Hoxha.

Sipas tij, “për të pasur një reformë të suksesshme, ndër të tjera kemi nevojë që AMP të jetë sa më dinamike në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të saj. Që të arrihen objektivat tona, duhet që punonjësit e AMP të kenë përgatitjen e duhur profesionale, integritetin dhe personalitetin e duhur”.

Fjala e ministrit Hoxha:

I nderuar z. Deasy,
I nderuar z. Sulejmani,
Në fakt është një kënaqësi për mua të jem këtu, në këtë ceremoni hapjeje të kursit për hetimet kriminale. Ky trajnim vjen në një kohë shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe formimin e kapaciteteve të strukturave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në tërësinë e forcimit dhe konsolidimit të institucioneve shqiptare.

Moduli i standardizuar, i hartuar nga specialistët më të mirë të ICITAP, i cili në miratim me Prokurorin e Përgjithshëm, do të jetë një udhërrëfyes shumë i qartë për veprimet procedurale të punonjësve të AMP-së të të tri roleve, por edhe të punonjësve të Policisë së Shtetit.

E vlerësoj këtë iniciativë të domosdoshme, jo vetëm se synon të përmirësojë aftësitë tona në fushën e sigurisë, por është edhe një shenjë shumë e fortë e angazhimit të vazhdueshëm të ICITAP dhe ekspertëve të tij, për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet e saj për forcimin e institucioneve ligjzbatuese.

Jam i bindur se ky trajnim ofron një mundësi dhe një perspektivë shumë të madhe për të gjithë punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, po ashtu është edhe një pjesë e pandashme për të përmirësuar dhe kapërcyer çdo vështirësi, duke rritur kapacitetet e aftësive të kësaj agjencie në fushat e drejtimit përkatës, për të kontribuar për një sistem të të fortë të rendit dhe ligjit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë mbështetjen time më të fortë, duke rritur dhe forcuar më tej hetimet proaktive në luftë kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit.

Gjej rastin të falënderoj personalisht misionin ICITAP dhe dy ekspertët, të cilët kanë hartuar me një angazhim maksimal dhe arritën të përcjellin njohuritë e tyre për këtë modul trajnimi. Suksese në këtë përvojë dhe u uroj gjithë pjesëmarrësve ta shijojnë këtë modul, duke u shkëputur sadopak nga puna e përditshme.
Faleminderit!

Pas

“Do jetë shteti më i vogël në botë”- Mediat turke: Rama do ndërtojë modelin e Vatikanit në Tiranë! E paqartë se cilat vende do ta njohin sovranitetin

Para

Jorida Tabaku thekson rëndësinë e pazëvendësueshme të opozitës dhe zgjedhjet e lira në konferencën me Senatorin Terzi

Para
Jorida Tabaku thekson rëndësinë e pazëvendësueshme të opozitës dhe zgjedhjet e lira në konferencën me Senatorin Terzi

Jorida Tabaku thekson rëndësinë e pazëvendësueshme të opozitës dhe zgjedhjet e lira në konferencën me Senatorin Terzi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.