Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri me dije se sot në Neë York nisi debati i përgjithshëm i nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku në fokus do të jetë paqa, siguria dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Reagimi i ministrit:
Në Nju Jork nisi sot debati i përgjithshëm i nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara .
Shqipëria është e përkushtuar të mbështesë paqen, sigurinë ndërkombëtare dhe Agjendën 2030 dhe të vijojë angazhimin në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë, duke mbrojtur të drejtat e njeriut.
Si një trashëgimi e punës në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria do të vazhdojë të fokusohet në përgjegjësinë për krimet në Ukrainë, do të përforcojë ndihmën humanitare dhe do të promovojë një sistem multilateral më efektiv.