22:02 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Liban shënojnë nisjen e një lufte të re

07:33 | 25/09/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Liban shënojnë nisjen e një lufte të re

Izraeli ka kryer bombardimet më vdekjeprurëse në Liban që nga konflikti shkatërrues pesëjavor që kishte zhvilluar me Hezbollahun – grupin libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – më 2006.

Sulmet e 23-24 shtatorit, që kanë vrarë qindra njerëz, shënojnë një luftë të re mes Izraelit dhe armikut të tij të kamotshëm, Hezbollahut, thanë ekspertët.

Palët vazhdimisht kanë këmbyer zjarr ndërkufitar që kur Izraeli nisi luftën në Rripin e Gazës në tetor. Hezbollahu ka thënë se ka gjuajtur raketa në Izrael në shenjë solidariteti me palestinezët.

Por, sulmet ajrore vdekjeprurëse të Izraelit, që u kryen pak pasi në Liban u shënjestruan pajisje të komunikimit, sulme për të cilat u fajësua Izraeli, tregojnë shpërthimin e një konflikti të ri.

“Të dyja palët mund ta përshkallëzojnë situatën edhe më shumë, por ne veçse jemi në një nivel të dhunës që është e barasvlershme me Luftën e Dytë Libaneze” më 2006, tha Michael Horowitz, kreu i inteligjencës në firmën konsulente Le Beck International, me seli në Bahrejn.

Dallimi në mes të konfliktit të vazhdueshëm dhe një lufte në shkallë të plotë “është bërë aq i ngushtë, saqë është pothuajse i papërfillshëm”, shtoi Horowitz.

Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, në muajt e fundit është përballur me humbje. Izraeli ka vrarë anëtarë kyçë të udhëheqjes së Hezbollahut dhe strukturës komanduese. Sulmi, që dyshohet se u krye nga Izraeli javën e kaluar, shënjestroi pejxherët dhe radiolidhjet e përdorura nga luftëtarët e Hamasit dhe po ashtu komprometoi komunikimet e grupit.

Pavarësisht se ka pësuar humbje të mëdha, ekspertët thanë se grupi libanez nuk duhet të anashkalohet.

Horowitz paralajmëroi se nxjerrja e Hezbollahut “plotësisht jashtë luftimeve, nuk është një objektiv realist”, duke pasur parasysh arsenalin e tij ushtarak dhe fuqinë e tij njerëzore, pasi grupi ka dhjetëra mijëra anëtarë.

Hezbollahu u është kundërpërgjigjur bombardimeve të Izraelit duke gjuajtur raketa në veri të Izraelit. Por, grupi ende nuk ka përdorur armë më të sofistikuara, sikurse dronët dhe raketat me rreze të mesme dhe rreze të gjatë veprimi që mund të godasin thellë brenda territorit izraelit.

Hezbollahu ka insistuar se do të vazhdojë ta sulmojë Izraelin nëse nuk arrihet një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Izraeli, megjithatë, ka thënë se qëllimi i tij është të sigurojë kufirin e tij verior me Libanin në mënyrë që izraelitët e zhvendosur të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Izraelitët mendojnë se nëse i bëjnë mjaftueshëm presion Hezbllahut, grupi do të pranojë të shkëpusë frontin e Libanit nga fronti i Gazës ose të përballet me aq shumë humbje, saqë aftësia e tij për të vazhduar luftën e shkatërrimit që ka zhvilluar kundër Izraelit për 11 muaj do të reduktohet ndjeshëm”, tha Horowitz.

Por, ekspertët thanë se Izraeli është duke ndjekur një strategji të rrezikshme duke intensifikuar sulmet ndaj Hezbollahut.

“Vlerësimi mund të jetë se Izraeli mund të neutralizojë një pjesë të rëndësishme të arsenalit të Hezbollahut para se grupit të mund ta përdorë për të kryer sulme masive ndaj Izraelit qendror, dhe Irani dhe Hezbollahu mund të pengohen që të mos e përshkallëzojnë situatën”, tha Horowitz. “Ky është një bast shumë i rrezikshëm”.

Irani, mbështetësi kyç i Hezbollahut, ka hezituar që të përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin Izrael-Hezbollah.

Duke folur për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, analisti politik me bazë në Londër, Jalali Hashemi, tha se përgjigja relativisht e heshtur e Hezbollahut ndaj sulmeve të 23 shtatorit dhe mosgatishmëria e Iranit që të përfshihet direkt në konfrontim me Izraelin, e kanë inkurajuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që të kryejë “më shumë sulme shkatërruese”.

Irani dhe Izraeli në disa raste kanë qenë në prag të luftës, përfshirë edhe pas vrasjes së Ismail Haniyeh, kreut politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Teheran në muajin korrik. Teherani ka fajësuar Izraelin dhe është zotuar për hakmarrje, edhe pse nuk ka pasur asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë ushtarake nga Irani.

Ali Mohtadi, ekspert i rajonit me bazë në Britani, tha se gjatë luftës Izrael-Hezbollah më 2006, Irani nuk ishte përfshirë drejtpërdrejt në armiqësi. Në vend të përfshirjes, Irani kishte zgjedhur që t’i ofronte aleatit të tij mbështetje logjistike dhe armë.

“Është e mundur që kësaj radhe, edhe pse Irani është në një situatë krejt tjetër krahasuar me vitin 2006, ai do të vazhdojë nivelin e njëjtë të mbështetjen për Libanin [Hezbollahun]”, tha Mohtadi për Radion Farda./REL

Pas

“Krijimi i një shteti Bektashi”/ Rama: Reagimi ka kaluar kufijtë e fantazive dhe ligësive të pritshme!

Para

Italia e fundit në BE për punësimin e të sapodiplomuarve

Para
Shkodër/ Humb kontrollin e motorit, përfundon në kanal, humb jetën efektivi i FNSH

Italia e fundit në BE për punësimin e të sapodiplomuarve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.