18:26 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau 33-vjeçarin me armë zjarri, arrestohet pas një viti autori krimit

11:41 | 25/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau 33-vjeçarin me armë zjarri, arrestohet pas një viti autori krimit

Policia ka vendosur në pranga një 21-vjeçar si autor i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit, Valter Fierza, krim i ndodhur rreth një vit më parë në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Në pranga ka rënë i riu Luçian Mehilli, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij Klodian e Paolo Mehilli, të arrestuar më parë nga policia, vranë Valter Fierzën pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali.

Ndaj 21-vjeçarit, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu më 8 shtator u arrestua edhe 39-vjeçari Enton Dushaj, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit me iniciale A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.

Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës së inteligjencës policore, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në fshatin Hot i Ri, rreth 1 vit më parë. Deri tani, për këtë rast, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe vijon punën për ndalimin e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në lidhje me vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, më datë më 21.09.2023, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. M., 21 vjeç, banues në Shkodër.

Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 21-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë shtetasin V. F., 33 vjeç.

Në lidhje me këtë rast, Policia ka vënë në pranga dhe shtetasin E. D., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.

Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NGJARJA

Valter Fjerza, 33-vjeç u vra mbrëmjen e 21 shtatorit 2023 në fshatin Hot i Ri të Shkodrës vetëm pak metra larg banesës së tij. I riu po shkonte me makine në lokalin e fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli.

Sherri mes Kol Fjerzës dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhilli kishte lindur për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. 24-vjeçari Mhilli prentedonte se 35 vjecari Fjerza i kishte bllokuar rrugën për të hyrë në banesë.

Duket se ky ishte një konflikt i hershëm mes tyre, ç’ka percepitoi në një sherr me tone të larta në lokal. 24-vjecari kishte marrë me vete 4 familjarë për tu përballur me Kol Fierzën.

Ndërsa viktima Valter Fjerza nuk ishte pjesë e konfliktit. Ai shkoi në ambientet e jashme të lokalit pasi mësoi se vëllai ndodhej vetëm përballë 5 djemve të moshës nga 20 deri në 38 vjec, të cilët ishin të armatosur.

Sapo ka parë Valterin të zbriste nga furoristrada, 24-vjecari Klodian Mhilli ka qëlluar me automatik drejt tij duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i pajetë i 33-vjecarit u gjet nga policia jashtë makinës, ndërsa autori dhe 4 të tjerët u arratisën.

Etiketa: policiaShkodervrasje
Pas

Janë 11 kandidatë në garë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nisin sot seancat dëgjimore! Procesi mbikëqyret nga ndërkombëtarët

Para

Teliti: Ne do të hedhim poshtë regjimin, bashkohuni në mosbindje civile

Para
Teliti nga protesta e opozitës: Do të protestojmë deri në mosbindje civile!

Teliti: Ne do të hedhim poshtë regjimin, bashkohuni në mosbindje civile

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë ruse

Ministri i Gazës dënon heshtjen ndërkombëtare: Izraeli ka kryer masakra kundër popullatës së uritur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.