Komisioni Vlerësues Ad-Hoc për garën e hapur për zgjedhjen e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, po zhvillon sot seancën e dëgjesës dhe intervistimin e 11 kandidatëve të mbetur në konkurrim, pas eliminimit të 4 të parëve nga gara më 23 Shtator.
Kandidatët e favorizuar deri tani sipas karrierës dhe gradës shihen Rebani Jaupi, Ardian Çipa, Pëllumb Seferi, Idajet Faskaj, Skënder Hitaj dhe Ilir Proda, por mund të jetë edhe një emër surprizë.
Ndërkohë vijon verifikimi për 11 kandidaturat e; Adriatik Tafçiut, Altin Menës, Ardian Çipës, Lutfi Minxhozit, Gentjan Shehajt, Idajet Faskajt, Ilir Prodës, Skënder Hitës, Neritan Nallbatit, Pëllumb Seferit dhe Rebani Jaupit.