01:49 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott

14:10 | 25/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott

Në Kuvend po punojmë për ndërtimin e një bashkëpunimi e debati konstruktiv, për të përballuar sfidat e integrimit europian dhe thellimin e reformave.

Do të vijojmë bashkëpunimin me Dhomën e Komuneve për forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, modernizimin e procesit legjislativ dhe rritjen e transparencës së veprimtarisë parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.

Kryetarja Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e gjithanshëm dhe shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe vuri në dukje përpjekjet që po bën Kuvendi për ndërtimin e një bashkëpunimi e debati konstruktiv, për të përballuar sfidat e integrimit europian dhe thellimin e reformave, vijimin e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Dhomës së Komuneve për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh dhe miqësisë mes qytetarëve të të dy vendeve, forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, modernizimin e procesit legjislativ dhe rritjen e transparencës së veprimtarisë parlamentare. Znj. Spiropali falenderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe vuri në dukje kontributin e vlerësuar të Shqipërisë për bashkëpunimin, sigurinë e paqen në rajon.

Ambasadori Abbott vlerësoi arritjet e gjithanshme të Shqipërisë në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve si një demokraci që funksionon shumë mirë dhe vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë të mbështesë Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve euro-atlantike.

Pas

Mashtronin qytetarët se shisnin produkte online, arrestohen dy të rinj

Para

Bashkia u ka hequr kempin pa të drejtë, familja Graci në Këlcyrë ka nevojë për ndihmë

Para
Bashkia u ka hequr kempin pa të drejtë, familja Graci në Këlcyrë ka nevojë për ndihmë

Bashkia u ka hequr kempin pa të drejtë, familja Graci në Këlcyrë ka nevojë për ndihmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.