Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në New York, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj. Lidhur me krijimin e shteti bektashi brenda Tiranës, Rama tha se pas prezantimit të kësaj ideje ka dëgjuar çudira, të cilat nuk i kishte dëgjuar më parë.
Rama: Patjetër që ka sfida, nuk diskutohet dhe po ashtu edhe në gjithë sektorët e tjerë. Objektivi ynë është që brenda kësaj dekade të jemi gati për tu anëtarësuar në BE, çka do të ishte një arritje historike. Çdokush që jeton jashtë sot e ka kokën lart kur thotë “Është nga Shqipëria” sepse reagimi është shumë pozitiv. Prej kaq vitesh sa unë jam në këtë post jam mësuar që kur them diçka të re ose kur flas për një projekt të ri, dëgjoj shumë çudira, por si këtë herë asnjëherë. Këtë herë kam dëgjuar çudira…gjëja që më ka habitur më shumë është që çfarë padije e jashtëzakonshme ekziston. Unë shumë miqësisht do t’u sugjeroja të gjithëve që të lexojnë dhe të inforemohen se çfarë përfaqëson historinë e kombit tonë. Unë nuk jam mysliman, kam pasur fatin të kem gruan myslimane.