05:03 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të gjitha komunitetet fetare i kanë qendrat e tyre”/ Rama: Urdhri Bektashi, konform Kushtetutës

15:40 | 25/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të gjitha komunitetet fetare i kanë qendrat e tyre”/ Rama: Urdhri Bektashi, konform Kushtetutës

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri, i kanë qendrat e tyre, teksa këto të fundit janë shprehur kundër Urdhrit Bektashi.

Nga New York, ku pati një bashkëbisedim me shoqata shqiptare, Rama deklaroi se Urdhri Bektashi, do të bëhet konform Kushtetutës.

Rama nënvizoi se do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, do të triumfojë arsyeja.

“Natyrisht që është normale të ketë diskutime, është normale të ketë shqetësime etj, por ajo që është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht, por në rastin konkret është më shumë për të qarë sesa për të qeshur sepse flasim për një gjë shumë të rëndësishme, është që nuk çfarë nuk fantazohet. Thonë që ky është një plan i Serbisë që të bëhet shteti këtu e pastaj të bëhet një shtet ortodoks në Kosovë. Çfarë idiotësie.

Ndërkohë që komunitetet fetare të tjera e kanë të gjithë sistemin e tyre, e kanë global, kanë qendrat e tyre. Si do bëhet kjo? Në çfarë forme do të ndodhë kjo? Kjo nuk është kështu që hajde se jemi ne disa njerëz e po bëjmë një shtet. Kjo është kështu siç po ju them unë, por që të kuptohet mirë biseda, unë do t’ju sugjeroja kujtdo ndër ju që është i interesuar dhe kujtdo tjetër që është i interesuar, të hapë librat e historisë së Urdhrit Bektashi, duke filluar nga Naim Frashëri.

Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ti e di shumë mirë dhe në bazë të Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare ne do të votojmë një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe konform ligjeve ndërkombëtare, pa asnjë diskutim, sepse kjo nuk është një gjë që e thashë unë dhe u bë. Kjo ka një proces, do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja”, theksoi kreu i qeverisë

Pas

Kryeministri Rama bashkëbisedim me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Nju Jork: Monedha jonë është fuqizuar, Shqipëria sot ka tjetër reputacion në botë

Para

“Boll me fantazitë se është projekt i Soros apo Vuçiç”/ ‘Shteti Bektashi’, Rama sqaron procedurat që do ndiqen dhe statusin që do të ketë…

Para
“Boll me fantazitë se është projekt i Soros apo Vuçiç”/ ‘Shteti Bektashi’, Rama sqaron procedurat që do ndiqen dhe statusin që do të ketë…

“Boll me fantazitë se është projekt i Soros apo Vuçiç”/ ‘Shteti Bektashi’, Rama sqaron procedurat që do ndiqen dhe statusin që do të ketë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.