Të paktën 1,540 njerëz janë vrarë në Liban që nga nisja e armiqësisë midis grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani dhe Izraelit më 8 tetor të vitit të kaluar, raportoi CNN.
Sipas një raporti të lëshuar të enjten nga Njësia e Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive të Libanit edhe 5,410 persona të tjerë janë plagosur që nga ajo kohë.
Sipas raportit, në 24 orët e fundit janë vrarë 60 persona dhe 81 janë plagosur.
Shifrat në raport nuk tregojnë nëse viktimat janë civilë apo militantë.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr vdekjeprurës ndërkufitar për muaj të tërë, duke detyruar dhjetëra mijëra civilë në të dy anët e kufirit Izrael-Liban të largohen.