Për reagimin e kryeministrit në lidhje me dënimin e deputetit demokrat, Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’, avokati Arben Llangozi thotë se Edi Rama flet për drejtësinë ndërkohë që shkel Kushtetutën çdo ditë.
Në një lidhje me Skype për moderatorin Albi Rakim në Fax News, Llangozi tha se me reformën në drejtësi, Rama favorizoi politikanët nga radhët e Partisë Socialiste që ishin të përfshirë në veprimtari kriminale.
“Në rastin konkret nuk kemi zbatim ligji por kemi një censurë për të gjitha ato media që dalin kundër pushtetit aktual, dhe kush flet kundër Edi Ramës duhet të jetë i kujdesshëm sepse ai ka gjyqtarë që do dënojnë cilindo që flet. Ky është me pak fjalë mesazhi I kryeministrit në lidhje me këtë rast. Rama nuk zbaton veprimet e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën e tashmë del me reagim në rrjete sociale pa pikë turpi duke përmendur drejtësinë.
Kemi të bëjmë me një sërë ministrash të imolikuar në veprime kriminale, veprime korruptive. Kjo drejtësia e reformuar prej tij i ka favorizuar dhe duke i ndihmuar” tha Llangozi.