Drejtoria e MZSH Berat ka njoftuar per nje rast shpetim personi i cili kish rene dhe ngecur ne rrjedhen e lumit Osum ne lluc/gjane prane Qendres Lira, lagja 30 Vjetori.
Qytetari eshte nje i moshuar 93 vjec i vetmuar, i quajtur Qemal Gremshi. U nderhy nga punonjesit e mzsh dhe u be shpetimi i tij pa rrezik per jeten.
Personi u shoqerua ne ambjentet e Spitalit Rajonal Berat per ndihme mjeksore. Nga informacioni i marre gjendja shendetsore e te moshuarit eshte drejt stabilizimit.