Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, urdhri i Prokurorisë mbërrin në Polici.
Pas Kuvendit të Shqipërisë, Prokuroria ka dërguar në Drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës, urdhrin për ekzekutimin e vendimit të marrë dje nga Gjykata e Apelit për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.
Në shkresë kërkohet zbatimi i vendimit, ndërsa shtohet se dënimi i Salianjit do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.