Ervin Salianji ka kaluar sot mëngjesin e parë në burgun e Fierit. Mësohet se Ervin Salianji do të bëjë rekurs vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.
Ai po përgatit kërkesën për ta dërguar në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit të Apelit.
Gjithashtu Salianji do të depozitojë në SPAK kallëzim ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.
Sa i përket postit të tij, si deputet i Korçës, fillimisht Kuvendi duhet të konstatojë përfundimin e mandatit të Salianjit, por kjo ende nuk është bërë.
Më pas njoftohet KQZ dhe deputeti i cili zëvendëson Salinjin, sipas listës shumë emërore të dorëzuar nga PD në zgjedhjet e ardhshme.Ndërsa mbi pozicionin si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Salianji ka thënë se do ta drejtojë qarkun nga burgu, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të veprohet nga strukturat e PD.