Shteti Sovran Bektashi brenda Shqipërisë ka ndezur debate në vend. Propozimi i kryeministrit Edi Rama u be i ditur në një artikull të prestigjozes amerikane, The New York Times. Por si është pritur nga qytetarët kjo iniciativë?
Kjo ide e kryeministri Edi Rama nuk është pritur mirë nga qytetarët e Tiranës. Në një prononcim për Fax Neës, qytetarët shprehen se janë kundër dhe se nuk është drejtë krijimi i Shtetit Sovran i Urdhërit Bektashi.
Sipas qytetarëve, Rama me këtë propzim po tallet me qytetarët, duke theksuar se ai hodhi një gur në lumë dhe populli po përpiqet ta nxjerrë, ndërsa shtojnë se kjo është një lojë me hile.
Sipas kryeministrit, krijimi i një shteti sovran të urdhrit bektashi në vend synon të ofrojë një hapësirë si ajo e Vatikanit për bektashinjtë si dhe një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare në Shqipëri.