Silvio Gonazato Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri i ka dhënë një mesazh magjistratëve që të mbrojnë Reformën në Drejtësi dhe ka theksuar se sipas tij, rëndësia kryesore është që të mbahet fryma e reformës dhe të mos pengohet puna e saj. Gonzato ka marrë pjesë ditën e sotme në një event të organizaur nga Shkolla e Magjistraturës në kuadër të një projekti bashkëpunimi me shkollat më të mira të magjistratëve në Europë.
Në fund Gonazato e ka mbyllur mesazhin e tij duke përgëzuar vajzat magjistrate, ku sipas tij, shtimi i numrit të tyre në shkollë tregon avancim dhe arritje për Shqipërinë.
“Kur erdha në ceremoninë e diplomimit më bëri përshtypje dhe mu bë qejfi që dominonin vajzat. Më bëhet qejfi që vajzat në drejtësi janë kyçi i arritjes së ndryshimeve që ka nevojë vendi.”-përfundoi Gonzato.