Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje të aleatëve të saj që përfshihen në atë që njihet si “Federata e Opozitës”. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jenë protesta e 7 tetorit dhe aksioni opozitar.
Takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.
Takimi me “Federatën e Opozitës” vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit të premten e 26 Shtatorit 2024
PD ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës dogjën karriget jashtë në shkallët e Kuvendit e Shqipërisë. Po dje opozita bojkoti të gjitha komisionet parlamentare.
Më 7 tetor Partia Demokratike ka lajmëruar një protestë e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime