13:52 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Sektori publik në Kosovë pa rroga për shtatorin, SBASHK: Të gjendet zgjidhje për pagat e mësimdhënësve

11:37 | 01/10/2024
në Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sektori publik në Kosovë pa rroga për shtatorin, SBASHK: Të gjendet zgjidhje për pagat e mësimdhënësve

Pagat për zyrtarët publikë në Kosovë dhe përfitimet sociale për muajin shtator nuk janë realizuar ende, duke lënë shumë punonjës pa të ardhurat mujore. Skadimi i mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ka qenë një nga shkaqet kryesore për mos-ekzekutimin e pagave.

SBASHK përmes një komunikate për media ka bërë thirrje për ministrin e Financave, Hekuran Murati, që të gjej një zgjidhje ligjore në mënyrë që të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit sot.

Në komunikatë Sindikata e Bashkuar e Arsimit kanë thënë se mos ekzekutimi i pagave do të paraqes probleme për ata arsimtar që jetojnë vetëm me një pagë dhe shumë më keq për ata që kanë kredi dhe këste për të paguar.

“Kujtojmë ministrin Murati se mos ekzekutimi me kohë i pagave për muajin shtator shkakton efekte negative financiare te punëtorët e arsimit dhe jo vetëm nga fakti se shumica e tyre jetojnë me atë pagë dhe mezi e lidhin fillimin e muajit me fundin e tij. Aq më keq, shumë prej tyre edhe janë në kredi dhe vonesa e ekzekutimit të pagave u krijon probleme shtesë ngase këstet e kredive janë të ndërlidhura me data dhe me daljen e pagave dhe kështu të punësuarit pa fajin e tyre mund të ndëshkohen me kamata shtesë për kreditë e tyre”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Në fund, organizata që drejtohet nga Rrahman Jasharaj kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje urgjente dhe kanë paralajmëruar edhe veprime sindikale nëse s’do të ndodh një gjë e tillë.

“SBASHK kërkon urgjentisht nga ministri Murati që të ndjehet përgjegjës për mos ekzekutimin me kohë të pagave të shtatorit dhe të shtojë angazhimet e të gjejë mundësi ligjore që ekzekutimi i pagave të bëhet që sot sepse në të kundërtën do të konsultohemi me anëtarësinë dhe duke respektuar zërin e tyre, mund të nisim me veprime sindikale”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Etiketa: kosoveSBASHK
Pas

E ngritën vetë, PD bojkoton dhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin, Vokshi sms deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është NUL

Para

Spiropali: Synojmë të zhvillojmë një paketë gjithëpërfshirëse turizmi. Bashkëpunimi rajonal, faktor themelor

Para
Spiropali: Synojmë të zhvillojmë një paketë gjithëpërfshirëse turizmi. Bashkëpunimi rajonal, faktor themelor

Spiropali: Synojmë të zhvillojmë një paketë gjithëpërfshirëse turizmi. Bashkëpunimi rajonal, faktor themelor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për qarkun Gjirokastër

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Lezhë/Goditen tre raste të paligjshmërive në Kurbin, Rubik dhe Lezhë

Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

Rusia paralajmëron SHBA: Ndihma ndaj Izraelit do të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme jep detaje: Kanë mbërritur në…

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.