22:29 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti Begaj takim me të moshuar: Meritoni trajtim me dinjitet, ndihmesa juaj është e paçmuar

14:31 | 01/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Begaj takim me të moshuar: Meritoni trajtim me dinjitet, ndihmesa juaj është e paçmuar

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Bajram Begaj, priti në takim një grup pensionistësh, të cilët kanë kontribuar ndër vite në profesione të ndryshme në Shqipëri.

Presidenti Begaj u shpreh se e çmonte të rëndësishëm një takim të tillë në këtë ditë simbolike për rëndësinë e nevojës së reflektimit, në mënyrë që ata të kenë një jetë me dinjitet në pleqëri.

“Çdokush  nga ju ka shënuar arritje në profesion dhe ka dhënë një ndihmesë në zhvillimin e vendit, ndaj dhe meriton të vlerësohet”, – theksoi Presidenti i Republikës, i cili shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në profesionet që kanë ushtruar, si: në mbrojtje, ekonomi, shëndetësi, jurisprudencë dhe ne sektorin e bujqësisë.

Gjatë bisedës u shkëmbyen opinione jo vetëm për trajtimin e moshës së tretë, por dhe për zhvillimin e sektorëve jetikë të vendit, ku të pranishmit paraqitën idetë bazuar në ekspertizat profesionale.

Presidenti i Republikës dëgjoi shqetësimet e të moshuarve, duke u zotuar se nuk do t’i ndërpresë përpjekjet e tij, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe ata të respektohen për dijet që kanë për t’iu dhënë brezave të rinj.

Duke iu referuar përkujdesjes intensive të ofruar ndaj të moshuarve gjatë kohës së pandemisë Covid 19 në Shqipëri, Presidenti Begaj vlerësoi se një përkujdesje e tillë duhet të jetë e përditshme. Kreu i Shtetit u shpreh se kontributi i të moshuarve në Shqipëri është i paçmuar dhe ata duhen respektuar e nderuar për të jetuar me dinjitet, ashtu siç edhe kanë punuar.

Pas

Policia çoi në SPAK 23 deputetë të PD, reagon Bardhi: Nuk na trembin dot!

Para

Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, ministri Hasani: Udhëheqja juaj thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës

Para
Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, ministri Hasani: Udhëheqja juaj thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës

Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, ministri Hasani: Udhëheqja juaj thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.