Në kuadrin e Ditës së të Moshuarve, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, vizitoi sot qendrën e të moshuarve në Tiranë.
Duke biseduar me të moshuarat e të moshuarit që jetojnë në këtë qendër, Kryetarja Spiropali u angazhua në emër të Kuvendit për përmirësimin e legjislacionit mbi mirëqenien e të moshuarve, ofrimin e shërbimeve të ndihmës e kujdesit ekonomik, shëndetësor dhe social, rritjen e kapaciteteve të institucioneve të kujdesit për të moshuarit etj.
“Le ta konsiderojmë këtë ditë si një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë e përbashkët për rritjen e kujdesut ndaj të moshuarve. Nëpërmjet ndërhyrjeve legjislative, programeve e masave të qeverisjes, mbështetjes komunitare apo angazhimit të qytetarëve,të kontribuojmë për të ndërtuar një shoqëri ku të moshuarit të gëzojnë shëndet, mirëqenie dhe dinjitet.
Me respekt e mirënjohje për kontributin e të moshuarve në shoqëri dhe edukimin e brezave. Jam dakord që ka ardhur koha qe pensionet të rritën dhe të jenë më të larta dhe ne po bëjmë një politike për këtë fundvit, për në dhjetor per te rritur pensionet ne mënyrë të konsiderueshme. Nuk ështe një barré e lehtë për buxhetin sepse janë rreth 730 mijë pensionistë dhe besoj secili e bën llogarinë ne fund se sa i kushton buxhetit. Por pensionistët e meritojne sepse kanë dhëne kontibut per ketë vend, kanë punuar ne kohë të vështira..”, u shpreh znj. Spiropali thuhet në mesazhin e shpërndarë nga zyra e shtypit e kryetares së Kuvendit.
Ndwrkohw Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë ku deklaroi se për të moshuarit të cilët kanë nevojë, do të ofrohen falas edhe trajtimet protetike.
“Kam ardhur së bashku me shërbimet e Klinikës Stomatologjike Universitare që t’ju shërbejmë tashmë me një kontroll të shëndetit të dhëmbëve për këdo që ka nevojë edhe për një ndërhyrje apo një shërbim nga Klinika Stomatologjike Universitare. E di që disa prej jush e kanë të vështirë për ta aksesuar prandaj vijmë këtu dhe patjetër edhe për të shërbyer me protezat falas për ata që kanë nevojë. Brenda muajit të gjithë punonjësit do ju marrin masat e nevojshme dhe do t’ju sjellin këtu protezat”, u shpreh Koçiu gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit.