04:56 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Seanca ndaj ish-ministrit Mediu në GJKKO, avokatët kundër ekspertëve: Ua kanë lënë pataten e nxehtë në dorë

10:51 | 02/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seanca ndaj ish-ministrit Mediu në GJKKO, avokatët kundër ekspertëve: Ua kanë lënë pataten e nxehtë në dorë

Në GJKKO mbahet sot seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen Gërdeci. Avokatët e Mediut kanë deklaruar kundërshtimet e tyre për raportin e ekspertëve. Përmes avokatit të tij, Henrik Ligori, ish-ministri Mediu ka kundërshtuar akt-ekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjeve të dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

“Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonomiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.
Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve.
Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.

Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.

Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar. Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin”, ka deklaruar avokati.

Sipas tij, gati 80% e pyetjeve të shtruara nga pala mbrojtëse, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”. “Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre.

A e kanë parë ata vendimin e gjykatës së Beratit, që u la në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit janë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori.
Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin. Gati 50 % të përgjigjeve të ekspertëve janë përgjigje me karakter juridik, që ishte një detyrë që nuk iu takon atyre. Kam një listë aktesh ligjore e nënligjore që ekspertët nuk i kanë parë”, tha avokati.

Po kështu ata thanë se ndërmarrja MEICO, konsiderohet si palë e tretë. “Ekspertët nuk e kanë të qartë se çfarë është ndërmarrja, ose nuk kanë dashur ta kenë të qartë. As e kanë idenë që është ndërmarrje e Ministrisë se Mbrojtjes.

Është e rëndësishme që interesat u bashkuan mes shtetit shqiptar dhe procesit të demontimit për hir të anëtarësimit në NATO. Ç’punë kanë ekspertët ekonomiko financiar të dalin në konkluzione të tilla për përgjegjësi juridike. Ua kanë lënë pataten e nxehtë në dorë”, u shprehën avokatët.

Pas

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia në SPAK

Para

Franca dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit

Para
Franca dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit

Franca dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.