11:04 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Djegia e karrigeve përgjegjësi personale”/ Bardhi: I gatshëm të dorëzoj në SPAK telefonin

13:33 | 02/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Djegia e karrigeve përgjegjësi personale”/ Bardhi: I gatshëm të dorëzoj në SPAK telefonin

Gazment Bardhi, kreu i deputetëve demokratë, në një deklaratë për mediat e konsideroi si përgjegjësi personale të çdo deputeti veprimet që bën me mjetet e punës, duke përfshirë edhe karriget. Bardhi tha se deputetët e opozitës akuzohen sikur kanë kryer krime nga këta që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur.

Duke komentuar djegien e karrigeve në shkallët e Kuvendit, Bardhi tha se karriget janë mjeti i punës së deputetit dhe është përgjegjësi e tyre se çfarë bëjnë me një mjet pune. Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar demokrat ka sqaruar edhe kallëzimin që PD ka bërë në SPAK për 73 deputetë socialistë.

Bardhi tha se tashmë në fletoren zyrtare është botuar vendimi për moszbatimin e vendimit të Kushtetueses lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës dhe moszbatimi i një vendimi gjykate është vepër penale. Bardhi tha se sipas Kodit të Procedurës Penale, moszbatimi i vendimit të Gjykatës dënohet me burg deri në 3 vjet. Në këto kushte, kreu i Grupit Parlamentar demokrat tha se PD i është drejtuar SPAK për të hetuar të 73 ligjvënësit socialistë.

Gjithashtu Bardhi ka sqaruar edhe arsyen sepse do të paraqitet në SPAK sot, pak ditë pasi denoncoi disa mesazhe që i kishin mbërritur në telefon të cilat i konsideroi si akte intimiduese. Bardhi tha se SPAK është vënë në lëvizje pas denoncimit të tij. “Kam shprehur gadishmërinë për t’I vënë SPAK-ut në dispozicion telefonin tim, për të hetuar atë kallëzim që kam bërë, dhe sot do të paraqitem në Prokurorinë Speciale”, tha Bardhi.

Pas

Izraeli shpall “non grata” shefin e OKB-së

Para

Mbrojtjet ajrore të Izraelit: Çfarë janë Kupola e Hekurt dhe Shigjetat?

Para
Mbrojtjet ajrore të Izraelit: Çfarë janë Kupola e Hekurt dhe Shigjetat?

Mbrojtjet ajrore të Izraelit: Çfarë janë Kupola e Hekurt dhe Shigjetat?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.