Kreu i Grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dalë nga SPAK, ku edhe ka mbajtur një deklaratë për mediat në lidhje me shantazhin që iu bë në telefon nga individë të caktuar, me qëllime kriminale për të shantazhuar një deputet të Kuvendit të Shqipërisë.
“Është e konfirmuar që ai format nuk është pjesë nga dosja e përgjimeve të SKY-ECC. Ka media që vazhdojnë edhe sot duke i paraqitur të dhënat në dy në dy gjoja procesverbale. Në dijeninë time kjo ka ndodhur edhe me persona të tjerë. Kjo gjë ka të bëjë edhe me kredibilitetin e Prokurorisë së Posaçme duke poërdorur të dhënë që duhet të ishin sekrete”, tha Bardhi