Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori tregoi përkrahje të vendimit të deputetëve të Partisë Demokratike për tensionet që shkaktuara në Kuvend në seancën parlamentare të 30 shtatorit dhe në mbjedhjen e kësaj të mërkure të Sekretariatit të Etikës.
E ftar e “ngA Kalaja” me moderatorin Aulon Kalaja në Fax News, Dhori u shpreh se një deputet i pambrojtur tregon se qytetarët shqiptarë e kanë humbur totalisht shpresën e një sistemi drejtësi në vend.
“I vetmi faj që ka bërë Ervin Salianji ka qënë që ka bërë detyrën e tij pa ju trembur këtij regjimi. Ka denoncuar narkotrafikun dhe lidhjen e bandave me qeverinë.
Unë isha dakort që ne të bënim një akt dhe të vazhdonim një akt revolte por edhe për faktin që nuk mund te ketë më normalitet në parlament.
Kur nuk është I mbrojtur një deputet, sa I mbrojtur është një qytetar? Është goditje e sistemit të drejtësisë dhe mungesë e drejtësisë” u shpreh Dhori.