Gazetari, Mentor Kikia është shprehur se kaosi që kanë zhvilluar së fundmi deputetët e Partisë Demokratike në Kuvend nuk ka qënë i nevojshëm, dhe se duhej të zgjidhnin rrugë të tjera politike për të shkuar drejt një zgjidhjeje diplomatike.
I ftuar në emisionin “ngA Kalaja” në Fax News, Kikia tha se e mbështet protestën e opozitës për të drejtat e tyre, por, sipas tij, Partia Demokratike po tregon paqartësi nëse është duke vepruar sipas një axhende politike.
“Nëse do të vëmë në balancë arsyen e ndërmarjes së këtyre veprimeve unë vazhdoj të mos e mbështet flakën dhe tymin por mbështes protestën, mbështes reagimin. Opozita në këtë rast, nëse do mund ti gjejmë një kritikë që duhet bërë, nuk është kritika pse po protestojnë por ajo që mbetet ende e paqartë është nëse ka një axhendë të përcaktuar në këtë drejtim apo është një veprim impulsive i momentit me rastin e deputetit Salianji.
Politika nuk është vullkan që shpërthen njëherë dhe djeg çfarë të ketë për të djegur dhe në pas hesht.
Vazhdoj të mendoj që agresiviteti do të duhet të jetë fjala e fundit nëse do të duhet. Ka rrrugë të tjera politika që duhen konsumuar deri sa të shkohet aty. Nuk dua ta shoh parlamentin e vendit tim në flakë “ tha Kikia.