Pas një muaj kërkimesh kapet nga policia Bledar Trëndafili i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij me të cilën ishin në proçes divorci.
Trëndafili u kap nga policia në qytetin e Korçës ndërsa si ngjarje është regjistruar në datën 3 gusht.
E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej muajsh jetonin të ndarë. 45-vjeçari për dëshmitarët njihej si një person i cili konsumonte shpesh alkool dhe manifestonte sjellje agresive.
31-vjeçarja në momentet e para të ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një fqinje, e cila ndërhyri duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT.