Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Mësohet se një 25-vjeçar ka tentuar të vrasë veten me thikë.
Fatmirësisht, ai është dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:30, në lagjen “Kastrioti”, Fier, shtetasi rreth 25 vjeç, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë).
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.