14:35 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata e Lartë cakton datën 15 tetor për të shqyrtuar kërkesën e Ervin Salianjit! Çështja do kalojë në dhomë këshillimi

13:11 | 04/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata e Lartë cakton datën 15 tetor për të shqyrtuar kërkesën e Ervin Salianjit! Çështja do kalojë në dhomë këshillimi

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor për të shqyrtuar kërkesën e demokratit Ervin Salianji për pezullimin e vendimit të Apelit, që e dënoi me 1 vit burg.

Çështja do të shqyrtohet në orën 13:00 dhe relator është caktuar Sokol Binaj, sipas shortit të hedhur.

Kërkesa e Ervin Salianjit do të shqyrtohet në dhomë këshillimi. Kujtojmë që demokrati u dënua nga Gjykata e Apelit më 26 Shtator me 1 vit heqje lirie. Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës një ditë pas dhënies së vendimit nga togat e zeza dhe u dërgua në burgun e Fierit ku do të vuajë dënimin.

Katër ditë pas dënimit me burg, ish-deputeti kërkoi pezullimin e vendimit të Apelit.

“Në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, do i referohemi faktit që ende nuk ka një vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në zbatim të nenit 164 të K.Zgjedhor1, çka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit. Duke qenë se kërkuesi Ervin Salianji është zgjedhur deputet nga populli me mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhje këto të zhvilluara pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (18.12.2019), vendim ky i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është tregues i shkakut të veçantë që paraqet ky rast në kuptim të nenit 476 pika 1 të K.Pr.Penale. Besimi me votë që i ka dhënë populli, pavarësisht një vendimmarrje gjykate të dhënë më parë, është tregues i veçantisë që ka rasti objekt shqyrtimi, për më tepër që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, thuhet ne shkresen drejtuar Gjykates se Larte.

kerkesa pezullimi burgu salianji

Ish-deputeti i PD, i cili e cilëson dënimin të padrejtë dhe pa prova, pretendon se nuk i janë vënë në dispozicion aktet e dosjes dhe vendimit të Apelit, para se të burgosej.

Sipas tij Prokuroria dhe Gjykata kanë nxituar në ekzekutimin e vendimit, duke theksuar se duhet të pritej një herë zbardhja e vendimit apo rekursi në Gjykatën e Lartë.

Më 30 shtator, Parlamenti u njoftua për dënimin e formës së prerë nga Apeli i Tiranës, gjë që çoi edhe në humbjen e mandatit përfundimtar të Salianjit.

Pas

Berisha: Të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe një Shqipëri pa burgje

Para

Komisioni “Xhafaj” refuzohet edhe nga Prokuroria e Përgjithshme: Nuk marrim pjesë. Gati të japim opinion!

Para
Komisioni “Xhafaj” refuzohet edhe nga Prokuroria e Përgjithshme: Nuk marrim pjesë. Gati të japim opinion!

Komisioni “Xhafaj” refuzohet edhe nga Prokuroria e Përgjithshme: Nuk marrim pjesë. Gati të japim opinion!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.