00:29 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përmbytjet në Bosnje shkaktojnë 14 viktima, zhduken shumë persona të tjerë

13:36 | 04/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përmbytjet në Bosnje shkaktojnë 14 viktima, zhduken shumë persona të tjerë

Të paktën 14 persona kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tjerë” janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut. “Kemi shumë njoftime për persona të zhdukur”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK), Darko Juka. Ai shtoi se situata më kritike është në zonën e Donja Jabllanica, që gjendet në rrugën nga Mostari për në Sarajevë.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Bosnjë e Hercegovinë gjatë natës mes së enjtes dhe së premtes, ndërsa gjendja më kritike raportohet të jetë në zonën e Jabllanicës, ku uji nga përmbytjet në disa fshatra ka kaluar mbi çatitë e shtëpive.

“Një grua shtatzënë, foshnja e të cilës i vdiq në bark, është evakuuar nga zonat e përmbytura në jug të Bosnje e Hercegovinës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Llamija Duranoviç, drejtoreshë në spitalin e kantonit “Dr.Safet Mujiq”.

Bashkëshorti i saj gjithashtu është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën.

“Një fëmijë rreth dhjetë vjeçare është pranuar gjithashtu, i cili u soll me helikopterin e EUFOR-it. Ai nuk është në rrezik për jetë”, tha Duranoviç, duke shtuar se pacientët vazhdimisht po vijnë, dhe po transportohen me helikopterë ose mjete të shërbimit të emergjencës.

Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme më 4 tetor, Presidenca e Bosnje e Hercegovinës në mënyrë unanime u vendos që të angazhohen Forcat e Armatosura në Bosnje në komunën e Jabllanicës.

Ekipe të shpëtimit, njësi të tjera dhe një helikopter i ushtrisë u përfshin në përpjekjet për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve civile në përgjigje ndaj kësaj fatkeqësie natyrore.

Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës më herët tha se një helikopter i forcave të Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) po transporton nga Jabllanica personat e plagosur rëndë, tha Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës.

Kryetari i Jabllanicës, Damir Shabanoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se në këtë komunë dhe në mbarë shtetin do të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

“Është kaos. Kemi viktima, por nuk e dimë se sa. Dëmet materiale janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha ai.

Adill Shuta, komandanti i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës, njëherësh ministër i Financave, tha se autoritetet kanë angazhuar të gjitha forcat e disponueshme, duke shtuar se ato “po përparojnë nga Mostari drejt Jabllanicës”, ndërsa në një pjesë e fshatit Buturoviq Pole, fshat midis Jabllanicës dhe Konjicës, gjendja është “kritike”.

Darko Juka, zëdhënësi i Qeverisë së HNK-së, tha se qarkullimi rrugor është plotësisht i ndërprerë, ndërkaq linjat e komunikimit telefonik janë ndërprerë pjesërisht në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës.

Juka tha se ka pasur rrëshqitje të dheut dhe dalje të lumenjve nga shtrati. Ai tha se rrugët nga Jabllanica drejt veriut dhe qytetit Prozor-Rama janë shembur.

“Bëjmë thirrje që askush të mos niset nga Mostari drejt Jabllanicës dhe Konjicës, sepse do të rrezikojnë jetën e tyre”, tha ai.

Nga Njësia e Zjarrfikësve të Jabllanicës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se ekipet janë në terren dhe se situata është kritike.

Nermin Nikshiq, kryeministër i entitetit të Federatës të Bosnje e Hercegovinës, tha se një numër i qytetarëve, që ishin bllokuar në shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve, janë evakuuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme është përfshirë në përpjekjet për evakuim dhe përmes helikopterit është evakuuar një fëmijë i lënduar”, tha Nikshiq.

Për shkak të reshjeve të shumta, janë përmbytur gjithashtu pjesë të komunave Kiselak, Kreshevo dhe Fojnica, në pjesën qendrore të Bosnjës.

Nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Komunës Kiselak u bë e ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës janë përmbytur disa shtëpi./rel

Pas

Protesta e 7 tetorit/ Berisha paralajmëron Policinë: Mjerë ju po provokuat qytetarët

Para

SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun, ja sa vite burg kërkon për Fatos Tushen

Para
SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun, ja sa vite burg kërkon për Fatos Tushen

SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun, ja sa vite burg kërkon për Fatos Tushen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.