Gjykata e Korçës ka lënë në burg Bledar Trëndafilin, i cili akuzohet se ka djegur me benzinë ish-bashkëshorten e tij, e cila përfundoi në spital me djegie të rënda. Prokuroria kërkoi që 45-vjeçari të mbahet në burg deri në përfundimin e hetimeve, kërkesë kjo e cila u pranua nga gjykata. 45-vjeçari u vu në prang dy ditë më parë.
Gjatë gjithë këtij muaji ishte fshehur në zona të ndryshme të qarkut, por vetëm pasi autori ka shkuar në lagjen 4 të qytetit është bërë i mundur arrestimi i tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të këtij viti në qytetin e Korçës ku 45-vjeçari ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakë gruas me të cilën ishte në proces divorci. Fillimisht ai e i ka zënë pritë teksa e reja po kthehej nga puna dhe e ka spërkatur me lëndën djegëse. Bledar Trëndafili pasi i ka vënë flakën 31-vjeares, Melisa Trëndafilit.
Discussion about this post