16:51 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Xi Jinping mesazh Kim Jong Un, Kina dhe Koreja e Veriut zotohen për thellimin e bashkëpunimit

13:55 | 06/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xi Jinping mesazh Kim Jong Un, Kina dhe Koreja e Veriut zotohen për thellimin e bashkëpunimit

Udhëheqësit e Kinës dhe Koresë së Veriut janë zotuar që të thellojnë bashkëpunimin dypalësh, teksa më 6 tetor këto dy shtete kanë shënuar 75-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike, raportoi media shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA.

“Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të raporteve mes Kinës dhe Koresë së Veriut”, tha presidenti kinez, Xi Jinping, në mesazhin dërguar liderit verikorean, Kim Jong Un.

Xi tha se Kina është e gatshme “të shkruajë një kapitull të ri” në raportet mes dy vendeve, duke forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Koresë së Veriut. Të dyja shtetet kanë një histori të bashkëpunimit që daton nga mbështetja që Pekini i kishte dhënë Phenianit gjatë Luftës Koreane të viteve 1950-1953, që rezultoi me krijimin e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Por, Kina reagoi me kujdes në qershor, kur Kim thelloi raportet me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë këtij viti, Koreja e Veriut dhe Rusia kanë nënshkruar një traktat strategjik, që përfshin edhe elemente të mbrojtjes së përbashkët.

Ndërkaq, në mesazhin e tij dërguar Xisë, Kim u zotua për “konsolidimin dhe zhvillimin e raporteve miqësore dhe bashkëpunuese mes dy shteteve, ashtu siç kërkohet nga epoka e re”.

Koreja e Veriut pritet që të ndryshojë Kushtetutën e saj për të hequr dorë nga qëllimi i kamotshëm për bashkim paqësor me Jugun dhe për të ripërcaktuar kufijtë me Korenë e Jugut. Kjo lëvizje, sipas ekspertëve, mund të përshkallëzojë tensionet në Gadishullin Korean. Për këto ndryshime, Parlamenti i Koresë së Veriut do të mblidhet të hënën, më 7 tetor.

Në janar, lideri verikorean kërkoi ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që Koreja e Jugut të shihet si “armiku kryesor”, duke shtuar se Koreja e Veriut duhet të planifikojë “pushtim dhe rimarrje” të Koresë së Jugut në rast të një lufte.

Ka shqetësime se Koreja e Veriut mund të kërkojë bashkimin me forcë, përfshirë edhe përmes përdorimit të armëve bërthamore. Kim ka kërcënuar disa herë se nuk do të hezitojë të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i saj, Shtetet e Bashkuara. /REL

Pas

Rama: Plot jetë dhe energji, Tirana rrëmben vëmendjen e blogut italian “beBorghi”

Para

Policia Rrugore vendos 23,717 gjoba për një javë, thirrje shoferëve respektoni kodin

Para
Policia Rrugore vendos 23,717 gjoba për një javë, thirrje shoferëve respektoni kodin

Policia Rrugore vendos 23,717 gjoba për një javë, thirrje shoferëve respektoni kodin

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rusia i ka kthyer shpinën armëpushimit”, Starmer dhe Macron premtojnë mbështetje për Ukrainën: Të detyrojmë Putinin që…

Shijak/ Ndezi zjarr dhe dogji dy dynymë tokë bashkë me 169 rrënjë ullinj, në pranga autori i dyshuar! (EMRI)

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Pazarit të Ri, zjarrfikëset në vendngjarje

Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI)

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit

Shqipëria dhe Letonia finalizojnë raundin e dytë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, Gonxhja: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

E ardhmja e Joao Felix, një skuadër kërkon rikthimin e tij

Trafikonin kokainë me lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.