Ka nisur zyrtarisht protesta kombëtare e opozitës. Qindra qytetarë janë mbledhur në pika të ndryshme të institucioneve shtetërore. Dhjetra forca policie kanë blinduar Bashkinë e Tiranës në mbrojtje të këtij institucioni. Protesta është paralejmëruar agresive nga qytetarët. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit teksa shprehen se “japin jetën por jo votën”.