Ashtu si në çdo protestë të opozitës, qytetarët të revoltuar vijnë me probleme të ndryshme, të përgjithshme dhe personale. Një qytetar i revoltuar për mikrofonin e Fax News ka bërë një pyetje për ministren, Belinda Balluku: si veproi i ati i ministres kur në vitin 1945 u ekzekutuan 24 vetë besimtarë të kishës katolike bashkë me Marie Tuçin.
“I bëj thirrje Belinda Ballukut. Jam familja me e persekutuara në Shqipëri sepse kam bërë 10 vite burg dhe internime. I bëj një pyetje ministres: Ku ishte yt atë kur u pushkatuan 25 vetë martirë të kishës katolike me Marie Tuçin në krye në, vitin 1945? Ku ishte yt atë, Belind kur u pushkatua grupi i Mallakastrës me Sadik Prengën, Anastas Lulën dhe gjithë ortakët e tij…”