09:55 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gazë

10:06 | 09/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyra e Medias e Qeverisë në Gaza: Ushtria izraelite vret 255 njerëz në Khan Younis

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 12 palestinezë, përfshirë nëntë anëtarë të së njëjtës familje, në veri dhe qendër të Gazës, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Autoritetit Palestinez, WAFA, herët të mërkurën. Nëntë anëtarët e familjes u vranë në një sulm që kishte si objektiv apartamentin e tyre në lagjen Shejaia në veriun e Gazës, raportoi WAFA duke cituar mjekë.

Ndërkohë, në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Gazës, tre të tjerë u vranë, përfshirë një fëmijë, dhe disa u plagosën nga një sulm izraelit, shtoi WAFA. Më 7 tetor 2023, militantët e drejtuar nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – sulmuan qytete izraelite dhe fshatra pranë kufirit, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje, sipas statistikave izraelite.

Ofensiva pasuese e Izraelit në Gazë ka vrarë gati 42.000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë në enklavë, ka zhvendosur pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e saj dhe ka sjellë një krizë humanitare me përhapje të problemeve të urisë dhe shkatërrim të infrastrukturës kritike dhe kujdesit shëndetësor.

Ushtria izraelite tha më 7 tetor se gjatë vitit të fundit i ka bombarduar më shumë se 40.000 shënjestra në Gazë, ka zbuluar 4.700 tunele dhe ka shkatërruar 1.000 vende të raketahedhësve. Konflikti në Gazë është duke u zhvilluar ende, ndërsa Izraeli tani po lufton në një front të dytë në jug të Libanit kundër Hezbollahut.

Mëngjesin e 7 tetorit, Hezbollahu, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, hodhi raketa në qytetet veriore të Izraelit, Haifa dhe Tiberias, duke shkaktuar dëme dhe disa lëndime të lehta, sipas policisë izraelite. Bashkimi Evropian ka vendosur në listën e zezë krahun e armatosur të Hezbollahut, por jo edhe krahun e tij politik, i cili ka ulëse në parlamentin libanez. Në javët e fundit, Izraeli ka bombarduar periferitë jugore të Bejrutit dhe është duke e kryer një inkursion tokësor në jug të Libanit, në përpjekje për ta shkatërruar Hezbollahun.

Fushata e Izraelit kundër Hezbollahut nxiti patronin e grupit, Iranin, të përgjigjet duke sulmuar shtetin hebraik me një breshëri raketash, pjesa dërrmuese e të cilave u shkatërruan nga mbrojtja ajrore izraelite pa shkaktuar dëme të konsiderueshme, por sulmi ringjalli frikën për shpërthimin e një konflikt më të gjerë rajonal.

Etiketa: GazaIzraeli
Pas

Mund të zëvendësojë Scholz-in. AfD nominon një grua si kandidate për kancelare

Para

GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

Para
GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.