11:11 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gati hapja e xhamisë së Namasgjasë, besimtarë të shumtë presin ardhjen e Erdoganit dhe Ramës për ceremoninë

16:10 | 10/10/2024
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gati hapja e xhamisë së Namasgjasë, besimtarë të shumtë presin ardhjen e Erdoganit dhe Ramës për ceremoninë

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë përurohet pasditen e sotme në një ceremoni të veçantë ndërsa shumë besimtarë presin nisjen e ceremonisë që prej disa orësh.

E cilësuar si një stoli, kjo xhami është financim i qeverisë turke ndërsa ka një kapacitet për 5000 persona.

Në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Namazgjasë do të jetë i pranishëm sot edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama.

Pranë xhamisë së Namazgjasë ndodhen besimtarë të shumtë myslimanë, qytetarë si dhe turistë të huaj. Me aparatet fotografikë apo edhe telefona ata fiksojnë xhaminë, e rrethuar nga flamujt shqiptarë dhe ata turq.

Me ndërtimin e xhamisë Tiranës dhe veçanërisht komunitetit mysliman i është shtuar një aset i shenjtë.

Kryeministri Edi Rama tha sot se “Xhamia e Namazgjasë do të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne”.

Xhamia e Namazgjasë ka një sipërfaqe rreth 10,000 m2, duke përfshirë katër minare me një gjatësi prej 50 metrash dhe një kupolë qendrore të stilit klasik turk, e cila arrin një gjatësi prej 30 metrash. Kati i parë i xhamisë do të ketë një qendër kulture, sallë konferencash, bibliotekë, sallë ekspozitash, restorante, dhoma pune dhe dhjetë klasa për studimin e fesë islame dhe Kuranit.

Kjo xhami nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks shumëfunksional, që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.

Pas

Korea e Veriut mbështet me trupa Rusinë kundër Ukrainës, ja si Putin ka zgjeruar…

Para

Dy shqiptarë arrestohen në Teruel, po transportonin mbi 300 bimë marihuanë

Para
Dy shqiptarë arrestohen në Teruel, po transportonin mbi 300 bimë marihuanë

Dy shqiptarë arrestohen në Teruel, po transportonin mbi 300 bimë marihuanë

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Vendimi/ U arrestua në Orikum për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun! 41-vjeçari: S’kam lidhje me ngjarjen

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

Zbulim makabër! Gjenden 32 trupa të pajetë në “varre sekrete” në Meksikë

DASH: Aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Vetëplagosje dhe humbje ‘gjurmësh’, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë gjatë orëve të fundit

Australia blen 11 anije luftarake nga Japonia për 6 miliardë dollarë

Thirrjet antishqiptare, reagon presidentja e RMV: Jemi të turpëruar. Jo urrejtje ndaj bashkëqytetarëve tanë

Kishte fshehur marokenin nën rimorkion e kamionit, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.