Një sksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në aksin Lushnje-Berat. Një autobot i mbushur me karburant është përmbysur , ku shoferi i lënduar ka mbetur i bllokuar për më shumë se një orë.
Policia ka pasur mungesë të mjeteve për të nxjerrë drejtuesin nga autoboti i përmbysur. Qytetarët i kanë ardhur në ndihmë duke mundërsuar nxjerrjen pas një ore të shoferit të lënduar .
Mësohet se aksidenti është shkaktuar pasi autoboti është përplasur me një mjet bujqësor.